Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren
Publikuar:
(16.02.2023 09:14:32)
Një vajzë në Prizren është ankuar në Policinë e Kosovës pasi thotë se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku thuhet se pas kësaj viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është intervistuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, njoftohet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
/Shqip.com