Nga Superliga – në prag të rënies në Ligë të Dytë

Sezonën e kaluar ishin në Superligë.
Tradita dhe emri i madh nuk i ndihmuan që të sigurojnë biletën për më shumë se një sezon në elitën e futbollit kosovar.
Por, tashmë gjërat janë edhe më keq.
FC Besa është në prag të rënies nga Liga e Parë.
Skuadra nga Peja, gjendet në pozitën e fundit të Grupit A – me 25 pikë të grumbulluara.
Teksa kanë kaluar 24 xhiro, kye kip ka arkëtuar vetëm shtatë fitore, ka barazuar tri herë edhe është mposhtur 13-të herë.

Me situatën aktuale – rënia nga liga është shumë afër.
Deri në përfundim të kampionatit në këtë ligë – kanë mbetur edhe tri xhiro për tu zhvilluar – që është një fije shpesë për Besën.
Por, në tabelë është tejet e ngushtë, sepse Trepça ka vetëm një pikë më shumë, teksa Drenasi dhe Istogu kanë vetëm nga dy pikë më shumë.
Rënia në një kategori më poshtë do ishte një katastrofë e vërtëtë për skuadrën nga Peja, e cila ishte kampione e Kosovës tri here radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007./Shqip.com
