Lajme Botë

Nga sot në botë jetojnë 8 miliardë banorë

Popullsia globale parashikohet të arrijë në 8 miliardë që nga dita e sotme.

India parashikohet të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023, sipas Ëorld Population Prospects 2022 , të publikuar sot në Ditën Botërore të Popullsisë.

Parashikimet e fundit nga Kombet e Bashkuara sugjerojnë se popullsia e botës mund të rritet në rreth 8.5 miliardë në 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050.

Më shumë se gjysma e rritjes së parashikuar të popullsisë globale deri në vitin 2050 do të përqendrohet në tetë vende: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Republika e Bashkuar e Tanzanisë. Vendet e Afrikës Sub-Sahariane pritet të kontribuojnë më shumë se gjysmën e rritjes së parashikuar deri në vitin 2050, raporton United Nations.

Përqindja e popullsisë globale në moshën 65 vjeç e lart parashikohet të rritet nga 10 për qind në vitin 2022 në 16 për qind në vitin 2050.

/Shqip.com