Sport Ndërkombëtar

Nga sot 7 lojtarë madrilien mund të nisin negociatat me ekipet tjera

Real Madrid

Kontratat e shtatë lojtarëve të Real Madrid skadojnë këtë qershor, që do të thotë se ata mund të fillojnë negociatat me klube të reja që nga 1 janari.

Lojtarëve që ju skadon kontrata janë: Karim Benzema, Luka Modric, Toni Kroos, Nacho Fernandez, Mariano Diaz, Dani Ceballos, Marco Asensio.

Raportohet se Madridi synon të vazhdojë kontratat me Benzema, Modric, Kroos, Asensio dhe Nacho.

Megjithatë, disa prej tyre kanë dyshime për të vazhduar punën në klub; Kroos, për shembull, po shqyrton pensionin e parakohshëm.

Për Mariano dhe Ceballos, Real Madridi nuk do të ofrojë renovimin e kontratave.

/Shqip.com