Lajme

Nga sa pika përbëhet dokumenti për lejimin e targave RKS në Serbi?

Është dita e katërt që automjetet me targa RKS po hyjnë pa pengesa në Serbi pa procedura shoqëruese përdorur letra ngjitëse. Këtë përfitim vozitësve nga Kosova ua ka dhënë qeveria serbe me vendimin e marrë në fund të vitit 2023.

Mirëpo, siç shkruan Kossev, vendimi nuk është publikuar zyrtarisht, por se publikut ia ka kumtuar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq. Portali Kossev kishte ka pasur qasje në këtë dokument.

Sipas këtij portali, në fakt bëhet fjalë për konkluzionin e qeverisë serbe, i cili është miratuar më 25 dhjetor dhe, siç thuhet, me propozim të Ministrisë serbe të brendshme.

Dokumenti përbëhet nga tre pika.

Në pikën e parë thuhet se me këtë konkluzion shfuqizohen konkluzionet e mëparshme të Qeverisë së Serbisë – numër: 27-10533/2016 nga 3 nëntori 2016 dhe numri: 27-7768/2019 nga 1 gushti 2019.

Në të njëjtën kohë, në konkluzionin e fundit nuk ka asnjë shpjegim se çfarë po shfuqizohet, shkruan Kossev.

Pika e dytë tashmë zbulon se bëhet fjalë për vendimin për të cilin ka folur edhe Petar Petkoviq, gjegjësisht që tani lejohet qarkullimi i automjeteve me targa RKS. Në të njëjtën kohë, theksohet se kjo nuk do të thotë se Serbia e ka njohur Kosovën.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet vetëm për arsye praktike me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësinë së Kosovës “të shpallur në mënyrë të njëanshme”, ajo nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga “të drejtat e garantuara” me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, pretendohet në pikën e dytë.

Në pikën e tretë dhe të fundit thuhet se ky konkluzion me qëllim të zbatimit i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave në Drejtorinë Doganore, ndërsa për informim në “Zyrën për Kosovën” dhe në Zyrën për Çështje Koordinuese në procesin e negociatave me “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë”.

Asnjë nga këto konkluzione nuk është gjetur në ueb faqen e qeverisë serbe, përkatësisht në rubrikën “Dokumentet”, ku gjendet arkivi i vendimeve të marra në mbledhjet e Qeverisë së Serbisë në vitet e kaluara.

Pas shumë vjetësh të përsëritjes se “nuk ka dorëzim – KM mbetet” dhe krizave të rënda, përfshirë ato me rezultat fatal, në fund të vitit, me heshtjen e Beogradit zyrtar dhe mediave pro regjimit, ka përfunduar procesi i ri-regjistrimit të automjeteve me tabela serbe të qyteteve të Kosovës në ato RKS, me mbi 4.200 automjete të regjistruara.

/Shqip.com