Sport Ndërkombëtar

Nga “qielli i shtatë” – në “humnerë”

Danny Rose

Danny Rose në krahun e majtë dhe Kyle Walker në krahun e djathtë ishin dy “lokomotivat” e Tottenhamit – njëherë e një kohë.

Të konsideruar si ndër mbrojtësit më të mirë në Premierligë, të dy kishin oferta të majme nga skuadrat më të mëdha në ishull, por vetëm njëri u bëri zgjedhjen e “duhur”.

Walker që vendosi të pranonte ofertën e Manchester City-t, duke iu bashkuar “qytetarëve” në vitin 2017, për një shumë prej 50 milionë euro.

Në anën tjetër, pas shokut të tij, Dany Rose ishte vënë Manchester United, por për arsye të panjohura të kohës, Rose vendosi të qëndronte në Tottenham, ku e kishte respektin e të gjithëve, por trofetë mungonin.

Manchester City transfer news: Kyle Walker & Danny Rose on Pep Guardiola's  radar | Goal.com
Rose dhe Walker

Ishte sezoni 2016-2017 kur Rose pësoi një lëndim të rëndë, që më vonë u mësua se ishte dëmtim i ligamenteve.

Por, përkundër këtij dëmtimi, paraqitjet e tij paraprake ia siguruan një vend në ekipin më të mirë të sezonit në Premierligë.

E, ky lëndim e mbajti atë jashtë fushave të gjelbra për rreth nëntë muaj, dhe ishte mëse normale që forma e tij fizike nuk ishte më e njëjta.

Pas këtij lëndimi numri 3 nuk ishte më ai i mëhershmi, sepse kishte paraqitje të zymta, ama përkundër kësaj selektori anglez, Gary Southgate vendosi t’i besonte futbollistit në fjalë, duke e ftuar atë në kombëtaren angleze për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Në Botëror ai luajti në pesë ndeshje nga gjithsej shtatë që “3 luanët” i zhvilluan, ndërsa vetëm në njërën nga to ishte startues, kurse në katër të tjera ishte zëvendësues.

WORLD CUP BUILD-UP: Danny Rose on his battle with depression | York Press
Danny Rose – me kombëtaren angleze

Dalëngadalë këmbëshpejti filloi të merrte veten, dhe filloi të jepte sinjale të mira që po kthehej në elementin e tij të vjetër.

Në sezonin vijues me ekip 2018\2019, Danny e kishte rikthyer besimin e Mauricio Pochettinos, dhe u bë përsëri pjesë e pandashme e formacionit të Spurs, duke zhvilluar gjithsej 26 ndeshje, ku në shumicën e tyre kishte paraqitje solide.

Londinezët atë sezon shkuan deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku më pas u mposhtën nga Liverpooli me rezultat 0-2, dhe këto ishin edhe momentet e fundit të “lavdisë” së Rose.

Jo pse Danny ishte plakur, por në krye të Tottenhami-t erdhi Jose Mourinho, i cili nuk e kishte fare për qejfi asokohe 28 vjeçarin.

Duke mos e gjetur fare gjuhën e përbashkët, Rose u dërgua në huazim tek Newcastle për gjashtë muaj, ku nuk pati fare paraqitje për t’u krenuar.

Danny Rose Admits Slow Start to Newcastle United Career Has Been  'Frustrating' | ht_media
Danny Rose – te Newcastle

Pas këtij huazimi ai u rikthye përsëri në Tottenham, por Mourinho nuk e kishte fare në planet e tij.

Në dokumentarin “All or Nothing”, shihet një bisedë mes të Mou dhe futbollistit ku përshkruhet më së miri marrëdhënia e tyre.

“Divorci” ndërmjet tij dhe Tottengamit ndodhi me 27 qershor të vitit 2021, pasi Tottenhami përmes një njoftimi zyrtar tregoi se pas 14 viteve të kaluara në Londër, Danny i ndau rrugët me londinezët.

“Tifozët, ata kanë qenë të klasit të lartë. Mendoj se u dhashë atyre një ose dy arsye për të mos qenë pas meje gjatë viteve, por ata kanë qenë të shkëlqyer. Edhe tani më ndalojnë në rrugë dhe më falënderojnë për gjithçka, ndaj dua të them vetëm faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 14 viteve.

Unë shpresoj se do të kem një shans për t’u thënë lamtumirë të gjithëve. Do të më mungojnë të gjithë tifozët, të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Spurs dhe mezi pres të kthehem një ditë. Ata do të jenë pjesë e zemrës sime për një kohë të gjatë dhe do të më mungojnë”, kishte thënë Rose në fjalimin përshëndetës.

Danny Rose bids fond farewell to Tottenham | FourFourTwo
Danny Rose

Shërbimet e tij në merkaton e verës i siguroi Watfordi – skuadër që është rikthyer në elitën e futbollit anglez.

31 vjeçari ka zhvilluar gjithsej tetë paraqitje në këtë sezonë në kampionat dhe një në “Carabao Cup”, por pa arritur që të lë shenja me asistime dhe gola.

Ndërkohë, ftesa nga “tre luanët” ka kohë që nuk ka arritur në postën e tij./Shqip.com