Lajme

Nga Porti i Durrësit anulohen nisjen drejt Barit, shkak moti i keq dhe deti i trazuar

Moti i keq dhe deti i trazuar ka sjellë anulimin e disa lundrimeve në Portin e Durrësit dhe atë të Barit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet.

Po kështu nuk do të ketë nisje të trageteve sot nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

NJOFTIMI

🔴Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet.

🔴Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

🟢Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.

⚪️Do ju mbajmë të informuar për çdo informacion në vijim.

#AutoritetiPortualDurrës

/Shqip.com