Sport Shqiptar

Nga Nigeria në Klinë – rrugëtimi i gjatë i Henry Odi Chibueze

Henry Ody Chibueze

Nga Nigeria në Klinë – ky është rrugëtimi i gjatë i futbollistit, Henry Ody Chibueze, që aktualisht luan në Superligën e Kosovës me Dukagjinin.

I lindur më 15 nëntor 1992, Chibueze aventurën e tij në futbollin kosovar e filloi me Lirinë e Prizrenit, më pas vazhdoi te Trepça 89 në Mitrovicë, pastaj te Vëllaznimi i Gajkovës, ndërsa tani është pjesë e Dukagjinit nga Klina.

Në një intervistë për Shqip.com, nigeriani ka treguar për jetën e tij prej ardhjes në Kosovë, aventurën me Vëllaznimin dhe për synimet me Dukagjinin.

“Unë kam ardhur në Kosovë që nga viti 2016, ndërsa në 2018 u largova për në Qipro. Kështu, une i njoh mirë njerëzit këtu. Ata janë të mirë dhe mund të jenë edhe më të mirë, nese ti i kalon pritshmëritë që i kanë për ty. Unë kam kaluar mirë që nga dita e parë, e sidomos në Gjakovë, ku më kanë trajtuar si në familje”, tha fillimisht Henry.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Rikthimi i tij te KF Vëllaznimi

Pasi sezonën e kaluar ka luajtur në Ligën e Parë me Vëllaznimin, këtë sezonë është pjesë e Dukagjinit që garon në Superligë, ku ai tregoi edhe dallimet që sipas tij kanë këto dy liga.

“Është një dallim i madh ndërmjet Ligës së Parë dhe Superligës së Kosovës. Në Ligën e Parë ndeshjet janë më agresive. Aty nuk ka pasur shumë futbollistë me përvojë dhe ishte më e vështirë të luaja i lirë. Por, në Superligë shumica e futbollistëve janë me përvojë, nuk nxitojnë shumë dhe loja ka më shumë rrjedhëshmëri. Une mendoj që është më e lehtë të luash në Superligë, se sa në Ligën e Parë”, shtoi gjithashtu Henry.

Në gjiron e shtatë, në ndeshjen ndaj Dritës ai e kishte shënuar golin e parë me Dukagjinin, që për të ishte gol i veçantë.

Mund të jetë një imazh i Henry Odi Suncity dhe në këmbë
Prezantimi i tij zyrtar te Dukagjini

“Në Dukagjin kam kaluar mirë që nga dita e parë, ndërsa ndeshja kundër Dritës ishte e veçantë për mua. U ndjeva i çirluar dhe më energjik dhe menjëherë erdhi goli, sepse e dija që kjo ditë do të vinte. Dritës i kisha shënuar edhe më herët sa ishte pjesë e Vëllaznimit dhe u ndjeva mirë që i shënova përsëri, sidomos për faktin që ky gol i imi e solli fitoren e pare sezonale për skuadrën time”, u shpreh nigeriani.

28 vjeçari tha se, nëse ka minutazh të rregullt në këtë kampionat mund të shënojë më së paku 20 gola, pasi beson që e ka kualitetin e duhur për të bërë një gjë të tillë.

Ndërsa, për fund ai deklaroi “i bëj thirrje të gjithë menaxherëve në Kosovë që të i mbështesin të rinjët për t’i realizuar ëndrrat e tyre, njëjtë siç bëri menaxheri i Vëllaznimit, Besnik Gojani me mua”.

Chibueze është vetëm një nga futbollistët e huaj që luajnë në Superligë aktualisht, ndërsa viteve të fundit prurje nga jashtë ka pasur shumë edhe në Ligën e Parë.

Sa i përket Dukagjinit, ata gjenden në pozitën e tetë, pas 11-të ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com

Gjendja momentale në Superligën e Kosovës