Sport Ndërkombëtar

Nga “Johan Cruyff Arena” në “Teatrin e Ëndrrave” – Historia e Antonyt vazhdon

Pas një vere të gjatë, Manchester United më në fund ka arritur të sigurojë një nga objektivat kryesor.

Ndjekja për disa muaj më në fund ka dhënë frytet e saj.

Antony është ribashkuar me Erik ten Hag.

United edhe zyrtarisht ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian.

Talenti i ri duket se i ka kushtuar “Djajve të Kuq” rreth 90 milionë funte.

Erik ten Hag e kishte bërë brazilianin një objektiv kryesor dhe ai do të bëhet lojtari i dytë i Ajax-it që kalon në Old Trafford nga ish-skuadra e Ten Hag këtë verë, pas ardhjes së Lisandro Martinez më herët në dritare.

Antony nënshkroi për Ajax nga Sao Paulo në vitin 2020 dhe që atëherë është vendosur si një nga talentet më emocionues në Eredivisie.

Ai ka shënuar dy herë në nëntë ndeshje për Brazilin në nivel ndërkombëtar dhe ka qenë pjesë e ekipit që fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 2020.

Marrëveshja për anësorin nuk pritet të përfundojë në kohë që Antony të paraqitet në Leicester të mërkurën, por ai mund të bëjë debutimin e tij në përballjen e kësaj fundjave me Arsenalin në Old Trafford.

Ardhja e Antony do të qojë shpenzimet verore të United në mbi 220 milionë funte, pas marrëveshjeve të mëparshme për Martinez, Casemiro dhe Tyrell Malacia.

Christian Eriksen gjithashtu është bashkuar në një transferim të lirë pasi kontrata e tij afatshkurtër në Brentford i skadoi./Shqip.com