Lajme Botë

Nga i marrin paratë talebanët?

Talebanët në Afganistan

Grupi i militantëve talebanë arrinte që të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliarë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale, transmeton Shqip.com.

Kombet e Bashkuara kanë publikuar një raport në qershor, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, përmes rrëmbimit të pengjeve dhe shkëmbimit të tyre për para.

Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë, ndërsa ata shtuan edhe operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar kështu 464 milionë dollarë në vitin e kaluar, raporton Zëri i Amerikës.

Po ashtu, ata edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse jo qeveritare, kurse burime tjera financimi janë qeveritë e huaja.

Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes qasjes në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale. Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përballojnë kostot e drejtimit të një qeverie. /Shqip.com