Sport Shqiptar

Nga Hajduk Split – te Vëllaznimi

Vëllaznimi siguon shërbimet e Nikson Memaj

Pjesa dërmuese e futbollistëve u larguan, por duket që skuadra po riformohet përsëri.

KF Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e Nikson Memaj – një futbollist me perspektivë të madhe.

Sulmuesi 20 vjeçar rikthehet – në Gjakovë pas katër viteve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi gjakovar – përmes një postimi në Facebook.

CV-ja e Memajt – është e pasur, sepse ka qenë pjesë e Hajduk Splitit – në Kroaci.

Ndërsa, më pas ishte rikthyer në Kosovë dhe ishte bashkuar me Prishtinën – ku qëndroj gjashtë muaj.

Minutazhi i vogël te bardhëkaltërit e shtyri që të largohet nga aty, teksa u bashkua me Trepçën 89, skuadër me të cilën luajti deri më tani.

Vëllaznimi gjendet në vendin e katërt në Ligën e Parë, Grupi A.

Kuqezinjët kanë grumbulluar 21 pikë, pas 14-të ndeshjeve të zhvilluara. Gjashtë më pak se Trepça 89 – që është lidere.

Ditë më parë, skuadra gjakovare kishte prezantuar edhe trajnerin e ri, Genc Tamiku, që në të kaluarën ka qenë pjesë e KF Lirisë, teksa së fundmi e drejtoi FC A&N.

Deri në fund të afatit kalimtar të janarit – priten edhe disa transferime tjera – teksa synimi mbetet i njëjtë: qëndrimi në Superligë. /Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë – Grupi A