Sport Ndërkombëtar

Nga e premtja do lejohen 100 për qind e tifozëve në “Camp Nou”

Camp Nou

“Camp Nou” mund të jetë i mbushur me shikues në kapaticitetin e tij të plotë, qysh nga java e ardhshme.

Kjo pasi Qeveria e Katalunisë ka vendosur që të lejohet 100 për qind e shikuesve në vendet sportive, përcjellë Shqip.com.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe FC Barcelona në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ndeshjen e radhës në “Camp Nou”, katalunasit do e zhvillojnë kundër Valencias me datë 17 tetor.

Rikthimi i plotë i tifozëve mund të jetë një ndihmë tejet e madhe për blaguranët, të cilët janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve.

Po ashtu, të ardhurat nga 99 mijë bileta të shitura mund të përmirësojnë edhe gjendjen e rënduar ekonomike nëpër të cilën po kalojnë blaugranët.

“Qershia mbi tortë” për Barcen është fakti se “El Classico” do zhvillohet me datë 24 tetor në “Camp Nou” dhe mbështetja e tifozëve në atë takim do të jetë një plus i madh për ta.

Aktualisht, ata gjenden në vendin e nëntë në La Liga, me 12 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com