Lajme

Nga dita e martë lejohen vizitat familjare në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Ilustrim.

Nga dita e marte Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim që të lejohen vizitat familjare për të burgosurit.

Me një postim në Facebook nga SHKK u bë e ditur se këto masa janë marrë në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Bugjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë Coronavirus.

“Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për dy persona të rritur dhe një fëmijë, gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Nga Shërbimi Korrektues i bë i ditur se secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin negativ për COVID-19 jo me i vjetër se 48 orë.

“Për fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID-19, lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoi testin për COVID- 19”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Shqip.com