Kulturë

“Nga bota e re”, koncerti që nis vitin e Filharmonisë së Kosovës

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

“Nga bota e re”, do të jetë koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të nis programin e vitit 2023 me një koncert nën dirigjimin e Maayan Franco.

Në këtë koncert do të paraqiten: Antonín Dvořák, Joaquín Rodrigo, Kreshnik Aliçkaj, si dhe Petrit Çeku në kitarë.

Koncerti mbahet më datë 29 janar, në ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Salla e Kuqe.

Vitin 2022, Filharmonia e mbylli me një koncert festiv, në drejtimin e mjeshtrit bullgar Svilen Simeonov.

/Shqip.com