Sport Shqiptar

Nga balta e Kosovës – në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova - pjesë e Llile

Driblimet janë “arma” e tij e fortë. Ëndrron të luaj për Barcelonën, por tashmë ai garon në Champions, kurse katalunasit në Europaligë.

E majta e tij – dhuroi magji qysh kur luante për grupmoshat e Prishtinës.

Edon Zhegrova u kritkua shumë për “mendjemadhësi” dhe “mbajtje të tepruar të topit”, por këto veçse ia shtuan urinë për suksese.

Sulmuesi shqiptar tashmë është pjesë e “mbretërve” aktual të Francës, Lille. Baseli ka mbetur vetëm pjesë e të kaluarës.

Për kartonin e tij, skuadra franceze ka paguar hiq më pak se 7 milionë euro, pasi edhe Lyoni e dëshironte me çdo kusht.

Për këtë hap të madh – në karrierë, ai u shpreh i lumtur dhe krenar – gjatë ceromonisë së prezantimit.

As sot s'ka debutim për Edon Zhegrovën në Lille - Gazeta Express
Zhegrova – gjatë prezantimit te Lille

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj. Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, tha ai.

“Magjiku” nga Kosova, këtë sezonë kishte zhvilluar tetë ndeshje në Superligën e Zvicrës, teksa shënoi dy gola dhe asistoi pesë herë.

Në Francë, ai nuk është futbollisti i vetëm shqiptar, pasi në të njëjtën ligë, luajnë edhe Arbër Zeneli, Valon Berisha, Elbasan Rashani dhe Xherdan Shaqiri.

7 choses que vous ignorez sur Edon Zhegrova | Lille LOSC
Zhegrova – gjatë stërvitjeve me Lille

Po ashtu, për Edonin – do jetë një një ndjenjë e veçantë – pasi do të ketë mundësi të takohet kundër idollit të tij, Leo Messi.

Llile – gjendet në vendin e dhjetë të Ligue 1, me 28 pikë të grumbulluara.

Kurse, në fazën e parë me eleminim direkt – në Ligën e Kampionëve, do takohen kundër Chelseat – me datë 22 shkurt. /Shqip.com