Lajme

Nga 24 marsi kosovarët me pasaporta diplomatike e zyrtare udhëtojnë pa viza në Japoni

Ministria e Jashtme njofton se Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Në njoftimin e MPJD-së, thuhet se “Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla bashkë me Zv.Ministrin, z. Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, z. Keisuke Yamanaka”.

“Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi”, përfundon njoftimi.

/Shqip.com