Lajme

“Nga 1 shkurti do të vras ty ose djalin”- kërcënohet një person në Klinë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Leskoc të Klinës.

Për shkak të një borxhi prej 1000 euro është kanosur me armë zjarri dhe është kërcënuar një person.

Madje thuhet se i dyshuari i ka thënë viktimës se nga data 1 shkurt të mbyllet në shtëpi se pas asaj date do të vras ose atë ose djalin e tij.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njëmijë (1000) euro, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjёs se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin. Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimës nga largësia prej 40-50 metra”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe prova materiale.

“Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar:  Njё (1) Arma automatike AK47, Trembёdhjetё (13) gёzhoja kal.7.62mm, Pesё (5) fishek 6.35mm”.

Tutje thuhet se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

/Shqip.com