Lajme

Nga 1 gushti Kosova nuk lejon në kufi personat me dokumente të Serbisë pa u pajisur me dokumente hyrse/dalse

Të gjithë personat të cilat kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, nga 1 gushti I këtij viti gjatë kalimit në pikat kufitare në Kosovë do të pajisen me dokument hyrje/dalje.

Përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës, ky vendim është marrë në mbledhjen e 85 të kësaj Qeverie.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Dokumenti hyrës/dalës do të jetë i vlefshëm 90 ditë që nga dita kur personi është pajisur me të.

Kujtojmë se kjo masë ndaj dokumente identifikuese serbe është si masë reciprociteti pasiqë në Serbi të gjitha personat të cilët janë të pajisur me dokumente të Kosovës pajisën me dokumente të tjera hyrese/dalësë./Shqip.com