Sport Ndërkombëtar

Neymar zgjedh top-pesë lojtarët më teknikë se ai

Kevin de Bruyne dhe Neymar Jr.

Superyllit të PSG-së iu desh të thoshte të vërtetën ‘e hidhur’.

Kur bie fjala te teknika e përsorus, Neymar ka në mendje emrat që dominojnë botën e futbollit.

I pyetur për të përmendur lojtarët që janë më teknikë se ai, sulmuesi i Paris Saint-Germain tha për mediumin Oh My Goal:

“Më teknik se unë? Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj!

Neymar, Messi dhe Verratti, PSG

“Me gjithë përulësinë në botë, e konsideroj veten një nga lojtarët më teknikë në futboll sot”, u shpreh fillimisht Ney.

“Por unë do të thosha… Messi, Hazard, De Bruyne, Verratti, ende po më mungon një?

“Më teknik se unë… Thiago!”, tha braziliani duke kompletuar top-pesëshen e tij.

Thiago dhe Nymar

De Bruyne dhe Thiago janë ndër lojtarët teknikisht më të mirë në Premierligë, me Neymar qartësisht duket se është në dijeni dhe i përcjellë.

As zgjedhjet e tij si Messi, Hazard dhe Verratti nuk janë të këqija.

Natyrisht, Neymar ka luajtur me Messin te Barcelona dhe aktualisht është bashkëlojtar në PSG.

Ashtu si Verratti që ka luajtur përkrah me Neymar, që kur iu bashkua klubit francez në vitin 2017.

Neymar dhe Hazard

Kurse, i vetmi i kësaj liste që nuk ka luajtur me të është Eden Hazard, që aktualisht aktivizohet te Real Madridi.

Megjithatë, ata janë përballur mes vete disa herë, si në nivel klubesh ashtu edhe në atë kombëtar. /Shqip.com