Sport Ndërkombëtar

Neymar nuk heq dorë nga qëllimi i tij

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, është i interesuar të rikthehet te Barcelona.

Sipas Ferran Correas, ylli brazilian është gati të bëjë lëshime dhe të ulë pagën e tij në mënyrë që të bëhet sërish lojtar i klubit katalanas.

Pavarësisht deklaratave të trajnerit të Barcelonës, Xavi, i cili së fundmi mohoi një rikthim të mundshëm të Neymar, futbollisti nuk do të heqë dorë nga ambicia e tij. Ai po ndjek me këmbëngulje idenë për t’u rikthyer në ish-klubin e tij dhe vazhdon të presë me padurim një përfundim të suksesshëm të negociatave.

Neymar Jr

Neymar luajti për Barcelonën nga viti 2013 deri në vitin 2017.

/Shqip.com