Sport Ndërkombëtar

Neymar Jr – vetëm tre gola larg historisë

Neymar Jr

Është vetëm tre gola larg historisë.

Duket afër dhe larg në të njëjtën kohë.

Por, një gjë është e sigurtë: ai po kalon në formë jetësore.

Neymar Jr duhet të shënojë vetëm edhe tre herë – për t’u bërë golashënuësi më i mirë në historinë e Brazilit.

Këmbëshpejti ka realizuar 74 gola me fanellën e Seleçaos – tre më pak se Pele, i cili e mban stafetën.

Fakti që Neymar është vetëm 30 vjeçar i bën të mëdha gjasat që ta arrijë këtë qëllim.

Kampionati Botëror “Katari 2022” po i buzëqesh atij.

Magjistari nga Brazili ka statistika astronomike në këtë sezon.

Ai është autor i tetë golave dhe shtatë asistimeve – ne vetëm tetë ndeshje të zhvilluara në Ligue 1./Shqip.com

https://twitter.com/iRSport_/status/1573615680850743296?s=20&t=ks2zcshc-6_YaSKAOCzdgw