Neymar Jr shkëlqen, por jo edhe PSG-ja
Publikuar:
(28.08.2022 22:45:28)

Kampionët janë ndalur.
Pariis Saint Germain ka barazuar 1-1 ndaj Moncacos – në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.
Mysafirët e nisën më mirë këtë derbi – duke kaluar në epërsi në minutën e 20-të.
Rrjetën e tundi Kevin Volland.
Pas këtij momenti – vendasit e kërkuan me ngulm golin e barazimit.
Qëllimin e arritën kur po zhvillohej minuta e 70-të. Realizator ishte Neymar Jr.
Sulmuesi brazilian po kalon në formë jetësore, sepse ka regjistruar gjashtë gola dhe po aq asistime – në vetëm katër ndeshje të zhvilluara.
Edhe pas këtij barazimi – PSG-ja mbetet lidere – me dhjetë pikë.
Njëjta sa kanë Marsielle dhe Lens – në pozitat dy dhe tre.
Në anën tjetër, Monaco gjendet në vendin e 12-të në tabelë – me pesë pikë të grumbulluara./Shqip.com