Pele afër të “rrëzohet nga fronti”

Brazili e ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Teksa në këtë kombëtare, po vazhdon shkëlqimi i Neymar Jr, shkruan Shqip.com.
Numri dhjetë i Seleçaos ka asistuar në fitoren që e shënuan të premten ndaj Kolumbisë, ndërsa autor i golit ishte Lucas Paqueta.
Nëse i hidhet një sy shifrave, atëherë kuptohet vlera dhe impakti që ai ka pasur në këtë ekip – viteve të fundit.
Neymar është autor i plotë 70 golave me kombëtare, ndërsa ka zhvilluar 116 ndeshje.

Por, rëndësia e tij është shumë më e madhe sesa e golashënuesit. Ai ka regjistruar edhe 52 asistime, numra që duket të hiperboluzar.
Në përgjithësi, ai ka kontribuar në 122 gola me Brazilin, një shifër e “çmendur” për 116 ndeshje.
Sulmuesi i PSG-së, ka gjasa që të bëhet golashashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil.
Vendin e parë e mban Pele, i cili ka nëntë gola më shumë se Neymar.
Por, duke marrë parasysh që Ney është vetëm 29 vjeçar, mundësitë që ai ta “rrëzojë nga fronti Pele-n” janë të mëdha./Shqip.com