Sport Ndërkombëtar

Neymar jep lajmin e bujshëm

Një lajm i bujshëm po përhapet me shpejtësi. Aventura e Neymar në Paris Saint-Germain mund të përfundojë së shpejti. I mbërritur në kryeqytetin francez në vitin 2017 nga Barcelona, ​​ylli brazilian luajti gjithsej 173 ndeshje duke shënuar 118 gola duke kontribuar në fitimin e pesë kampionateve franceze, tre Kupave të Francës, dy Kupave të Ligës dhe tre Superkupave.

Marrëdhënia e O’Ney me klubin duket se është prishur. Sipas edicionit online të L’Equipe, lojtari ka informuar drejtuesit e PSG-së për gatishmërinë e tij për t’u shitur. Një kërkesë e bërë dje  nga sulmuesi dhe që shumë shpejt mund të ndezë tregun ndërkombëtar.

/Shqip.com