Sport Ndërkombëtar

Neymar i rikthehet festave private pas eliminimit nga Kupa e Botës

Ylli i futbollit brazilian Neymar po ngushëllohet me ndeja privat pas eliminimit të Brazilit nga Kampionati Botëror.

Ylli i sulmit të Brazilit ka lënë shumë shpejt pas zhgënjimin dhe dëshpërimin për eliminimin, duke iu kthyer shpejt festave të famshme që organizon.

Ai është kthyer në Brazil të dielën dhe menjëherë ka organizuar festë në shtëpinë e motrës së tij Rafaela në një nga lagjet më luksoze të Sao Paulos. Të pranishëm ishin miq, këngëtarë, influencer, por edhe lojtarë të tjerë të Brazilit.

Miku i vetëm i zbuluar nga vetë Neymar në rrjetet sociale ishte Gabriel Medina.

Sipas gazetës ‘Extra’, takimet kanë ndjekur një praktikë të zakonshme në festat e yllit brazilian, ndalimin e përdorimit të celularit.

Megjithatë, disa foto dhe video janë shpërndarë nga pjesëmarrësit në derën e shtëpisë së motrës së Neymar duke konfirmuar gjithçka.

/Shqip.com