Sport Ndërkombëtar

Neymar flet për transferimin e Messit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe kombëtares braziliane, Neymar, ka folur për transferimin e ish-shokut të tij te Barcelona dhe PSG, Lionel Messi te Inter Miami.

“Unë e dija vendimin, Messi është një nga miqtë e mi më të mirë dhe ne kishim folur për këtë temë. Jam i sigurt se Leo do të ndryshojë ‘fytyrën’ e MLS dhe mendoj se liga do të bëhet shumë më popullore. Të gjithë duhet ta shijojnë Messin teksa ai luan, sepse për fat të keq asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Natyrisht kur e pashë të largohej nga Parisi, për mua ishte një moment i trishtueshëm“, tha sulmuesi brazilian.

Messi zgjodhi MLS në vend të rikthimit te Barcelona apo ofertës së “frikshme” nga Arabia Saudite.

/Shqip.com