Kulturë

Nexhmije Pagarusha, një gjurmë e përjetshme e muzikës shqiptare

Janë bërë tre vjet nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila për dekada i dha shpirt e zemër këngës burimore, duke e bërë Kosovën, vendlindjen e saj, më të dashur për gjithë popujt.

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare më 7 shkurt 2020.

Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.

Nexhmie Pagarusha përfundoi shkollën e muzikës në Beograd dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Kënga më të njohur të të Nexhmije Pagarushës janë ”Baresha”, “E dehun jam”, ” E kujtoj atë takim”… e shumë tjera.

Bilbili i këngës shqipe u varros në Pagarushë më 9 shkurt 2020 me një ceremoni private familjare, pasi ashtu e kishte lënë amanet.

/Shqip.com