Sport Ndërkombëtar

Newcastle United shkëlqen ndaj Leicester Cityt

Skuadra angleze Newcastle Unitedi ia ka shkaktuar humbjen e nëntë këtë edicion skuadrës së Leicester Cityt në Premierligë.

Të hënën, në kuadër të xhiros së 16-të, Leicesteri u mposht në shtëpi me rezultatin 3:0.

Në fakt, çështja e fituesit të këtij dueli mori fund qysh në pjesën e parë, kur Newcastle shënoi tre gola.

Chris Wood (3’) shënoi golin e parë nga penalltia, ndërsa dy golat tjerë, i realizuan Miguel Almiron (7’) dhe Joelington (32’).

Me këtë fitore, Newcastle përkohësisht ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë.

/Shqip.com