Sport Ndërkombëtar

Newcastle United futet në garë për Coutinhon

Philippe Coutinho, Aston Villa

Philippe Coutinho është duke e shijuar sezonin e tij që prej se iu bashkangjit Aston Villas.

Ekipi i udhëhequr nga Steven Gerrard huazoi atë nga Barcelona, me mundësi blerje për plot 40 milion euro.

Por, tani që Premier Liga Angleze ka një klub kompetitiv më shumë, Newcastle United do t’i bashkohet Villas për kartonin e lojtarit, raporton “Goal“.

Gerrard ishte bashkëlojtar i Coutinhos te Livepool, tanimë trajner i tij te Villa

Braziliani ka katër gola dhe tre asistime në këtë edicion, duke bërë menjëherë impakt në “Villa Park”.

Një marrëveshje do të mund të arrihet varësisht se cili nga ekipet në garë do të jetë në gjendje ta mbulojë pagën e mesfushorit, që aktualisht një pjesë të saj e bëjnë kalalanasit.

Prezantimi i Coutinhos në Barcelonë

Sido që të jetë, 29 vjeçari duket se do të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit anglez, të paktën vitin e ardhshëm.

Ai iu bashkua Barçës në janar të vitit 2018 nga Liverpool, për një shumë rekord të klubit – 135 milionë euro. /Shqip.com