Sport Ndërkombëtar

Newcastle “përulet” para Arsenalit

Arsenali triumfon ndaj Newcastles

Sezonën nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Arsenali është duke kaluar formë fenomenale në Premierligë dhe sot e kanë mposhtur Newcastlen me rezultat të pastër 2-0, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Saka, në minutën e 56-të, ndërsa asitues ishte Tavares.

Për sulmuesin anglez ky ishte goli i dytë i shënuar në këtë kampionat, ndërsa numëron edhe dy asistime.

20 vjeçari po jep sinjale që ëshë një futbollist tejet i rëndësishëm për planet e Mikel Arteta-s, për të tashmen dhe të ardhmen.

https://twitter.com/IMB4DAR/status/1464592640813453318?s=20
Goli i shënuar nga Saka

Ndërsa, goli i dytë u realizua nga Martinelli, kur po zhvillohej minuta e 66-të, asitues ishte Tomiyasy.

Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, “Gunners” mbesin në pozitën e pestë dhe kanë grumbulluar 23 pikë, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.

Gjashtë më pak se Chelsea e cila është lidere në ishull.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet ekipi i vetëm pa fitore këtë sezonë në Premierligë dhe gjendet më vendin e fundit, me vetëm gjashtë pikë./Shqip.com