Sport Ndërkombëtar

Newcastle interesohet për shërbimet e Strakoshës

Thomas Strakosha

Thomas Strakosha ka kohë që e ka humbur pozitën e titullarit te Lazio.

Portieri shqiptar po qëndron në bankën rezervë në Serie A, ndërsa veterani Pepe Reina është startues, shkruan Shqip.com.

Sipas “The Sun”, për shërbmet e tij  janë të interesuar Newcastle United.

“Newcastle shpreson se ata mund të bëjnë një ndryshim të shpejtë duke rënë dakord për një parakontratë më 1 janar dhe më pas duke i ofruar Lacios një çmim të ulët për ta transferuar atë menjëherë. Strakosha dëshiron të ndërrojë ambient, sepse ka luajtur vetëm në ndeshjet e Europa League këtë sezonë”, ka shkruar ndër të tjera, mediumi anglez.

Leicester City & Tottenham in Race for Lazio Goalkeeper Thomas Strakosha |  90min
Thomas Strakosha

Për shkak të minutazhit të kufizuar me ekipin italian, ai ka humbur pozitën e titullarit edhe në kombëtaren shqiptare, pasi Etrit Berisha tashmë është zgjedhja e parë e Edoardo Reja-s.

Që kur janë ndërruar pronarët, ekipi anglez është duke shikuar që të bëjë “goditje të mëdha”, qysh në merkaton e janarit

“Gardiani” i kuqezinjëve është vetëm 26 vjeçar, ndërsa vlera e tij në tregun e treansferimeve llogaritet të jetë 7.5 milionë euro.

Strakosha është pjesë e Lazios që nga viti 2014, ndërsa në futbollin elitar në Itali ka zhvilluar gjithsej 141 ndeshje./Shqip.com