Sport Ndërkombëtar

Newcastle gati për ofertën e çmendur

Kualifikimi në Champpions League, do të shoqërohet te Newcastle me një afat kalimtar të fuqishëm për të ndërtuar një skuadër më solide, me më shumë yje.

Mediat angleze kanë publikuar një listë të futbollistëve me të cilët klubi bardhezi synon të nënshkruajë këtë verë dhe transferimi i tyre do t’i kushtojë 450 milionë funte.

Gazeta spanjolle AS pretendon se skuadra e Eddie Howe është gati të rivalizojë klube të mëdha në luftën për yjet më të mëdhenj të Evropës dhe të ndërtojë një skuadër “Galacticos”, në modelin e Real Madridit në fillim të viteve 2000.

Në krye të listës qëndrojnë dy emra “BIG” si Neymar dhe Harry Kane dhe në total ka 11 lojtarë. Sulmuesi i kombëtares angleze mund të largohet nga Tottenham këtë verë dhe Newcastle ka dëshirë të krijojë një treshe sulmi mes tij dhe Callum Wilson e Alexander Isak.

Sa i përket Neymar, 31-vjeçari duket i destinuar të largohet pasi nuk ndihet më i preferuar në Paris si më parë.

/Shqip.com