Sport Ndërkombëtar

Newcaslte po e mban Arsenalin pa gola në pjesë të parë

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin Newcastle – Arsenal.

Ndeshja që po luhet në “St. James’ Park” është me rezultat 0:0.

Mysafirët patën gjashtë tentime në portë në 45 minutat e parë, kurse vendasit vetëm 1.

Sulmuesi Bukayo Saka kishte mundësi të mira shënimi, mirëpo gardiani Dubravka reagoi mirë.

Teksa, për “Magpies” ishte Allan Saint-Maximin që rrezikoi portën e Ramsdale në minutën e 36-të, por që ky i fundit bëri pritje refleksive duke i mohuar golin francezit.

Për “Gunners” është ndëshkuar Ben White, pas një ndërhyrje të vonuar.

Lendimi i Callum Wilson

Kështu siç po qëndrojnë punët, skuadra e Arteta-s mbetet në pozitën e pestë me 67 pikë, pas rivalit Tottenham që gjenden në të katërtën me 68 sosh.

Kurse, 44 të tilla i ka grumbulluar Newcastle – që gjendet në të 14-ën pozitë.

Pos fitores, çdo rezultat tjetër do të ishte dështim për “Gunners”. /Shqip.com