Sport Ndërkombëtar

Newcasle dhe Villa e Gerrard e kërkojnë “Pirlon e Yorkshire”

Kalvin Phillips

Leeds United janë buzë greminës – për të rënë në “Championship”.

Ata po përjetojnë ‘ankth’ që nga largimi i Marcelo Bielsa-s, që i ritheu në Premierligë pas plot 16 vitesh sezonin e kaluar.

Por, bashkë me Leeds nuk do të bie edhe Kalvin Phillips, me gjasë, pasi po kërkohet nga klube si Newcastle dhe Aston Villa të cilat mbesin në elitë edhe për edicionin tjetër, sipas Goal.

Kalvin Phillips, Leeds United

“The Magpies” kanë marrë një ‘infuzion’ jetik para disa muajsh nga Mbretëria e Arabisë Saudite që e bleu klubin, dhe shuma që kërkohet për 26 vjeçarin nuk do të ishtë fare problem.

Sipas “transfermarkt”, vlera e tij në treg kap shifrën e 59 milionë eurove, shumë kjo që do të zbresë nëse Leeds njëmend bie nga liga.

Kalvin Phillips, Anglia

E në anën tjetër, edhe Steven Gerrard – që e pëlqen tej mase mesfushorin – do të mundohet ta bind atë t’i bashkohet projektit të tij.

Futbollisti që përfaqëson Anglinë, pati paraqitje dinjtoze me ta në Europianin e mbajtur më 2021, duke i dhënë atij nofkën “Pirlo i Yorkshire”./Shqip.com