Kulturë

“Newborn”, këtë përvjetor të pavarësisë i kushtohet “Fuqisë së vajzave”

Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë, monumenti i “Newborn”, këtë vit do t’i kushtohet “Fuqisë së vajzave”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ideatori Fisnik Ismaili, në Facebook.

 “Newborn” është monument i ndërtuar 14 vjet më parë në Prishtinë dhe çdo vit obelisku ndërron ngjyrën dhe motivin.

“Newborn”, simbolizon lindjen e shtetit të ri, dhe përmes këtij monumenti përcillen mesazhe brenda vendit e më gjerë.

Ndërkaq, vitin e kaluar ky monument ju kushtua dëshmorëve dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.