Kulturë

New Yorku ia kthen Italisë artefaktet e vjedhura në vlerë 19 milionë dollarë

Pesëdhjetë e tetë artefakte të vjedhura me vlerë rreth 19 milionë dollarë u kthyen në Itali nga autoritetet e New York-ut në një ceremoni të martën.

Artefaktet e ekspozuara në Muzeun Metropolitan të Artit të qytetit prej vitesh, përfshinin “Kokën e Mermerit të Athinës”, me vlerë rreth 3 milionë dollarë, raporton Reuters.

“Ne jemi të privilegjuar ta kthejmë atë sot,” tha koloneli Matthew Bogdanos, duke premtuar “shumë më shumë sekuestrime dhe shumë më tepër riatdhesime” gjatë pjesës tjetër të vitit.

Po ashtu artefaktet përfshinin gjithashtu një filxhan pijeje, “Bust bronzi i një njeriu” dhe vazo, pjata dhe enë të tjera gatimi.

Artefaktet u shitën nga grabitësit e dënuar, të cilët përdorën vendasit për të bastisur vende të pambrojtura në Itali.