Sport Shqiptar

New Basket në finale me Borën

Ekipi i New Basket kaloi në finale të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës pasi triumfoi ndaj skuadrës së Dritës, me rezultat të thellë 109-87.

Më i dalluari në këtë ballafaqim ishte Jashawn Brooks nga klubi fitues me 50 pikë 10 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa tek “Intelektualët” më i miri ishte Nart Llapashtinca me 27 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime, shkruan Shqip.com.

New Basket në finale do të përballet me ekipin e Borës e cila dje e eliminoi Istogun.

Dueli mes tyre zhvillohet të premten nga ora 14:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

/Shqip.com