Sport Ndërkombëtar

Neuer e Goretzka rezultojnë pozitivë me Covid 19

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 dhe janë larguar nga grumbullimi me kombëtaren.

Ata do të mungojnë në dy ndeshjet e National League përballë Hungarisë e Anglisë.

Portieri 36-vjeçar dhe shoku i skuadrës së Bayern Munich dhanë rezultuan pozitivë të mërkurën.

Ata tani janë larguar nga kampi stërvitor i Gjermanisë në Frankfurt dhe po izolohen.

Portieri i Hoffenheim, Oliver Baumann, 32 vjeç, i është bashkuar skuadrës dhe një tjetër lojtar do të thirret të mërkurën.

Testet u kryen pasi një kontakt i ngushtë personal i njërit prej lojtarëve rezultoi pozitiv. Kontaktet e fundit të lojtarëve tani do të testohen çdo ditë.

Gjermania pret Hungarinë të premten përpara se të luajë kundër Anglisë në Wembley të hënën./Shqip.com