Sport Ndërkombëtar

Nets befasohen në udhëtim te Philadelphia

Nets mposhten në udhëtim

Në Konferencën Lindore po “sundojnë”.

Por, Brooklyn Nets janë befasuar në udhëtim te Philadelphia 76ers.

Ani pse ishin favorit në letër, Brooklyni u mposht në parket me rezultat 110-102.

Basketbollisti më i dalluar në parket te skuadra vendase ishte Joel Embiid.

Embiid regjistroi këto statistika: 34 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Tyrese Maxey, i cili shënoi 25 pikë, asistoi katër herë dhe bëri shtatë kërcime.

Nets fall short in chippy final minute, lose to Sixers, 110-102 - NetsDaily
Momente nga takimi

Kurse te mysafirët, i jashtëzakonshëm ishte Kevin Durant. Ai ishte autor i 33 pikëve, katër asistimeve dhe gjashtë kërcimeve.

Paraqitje edhe më të mirë pati James Harden, i cili shënoi 33 pikë, dhjetë kërcime dhe 14-të asistuime, por nuk mjaftuan që ta shmangin disfatën.

Përkundër kësaj humbje, Nets mbeten në krye të Konferencës Lindore.

Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 23 fitore, ndërsa është mposhutur dhjetë herë.

Në anën tjetër, 76ers gjenden në pozitën e gjashtë. /Shqip.com