Kulturë Kino

Netflix zbulon trailer-in për “Squid Game”

Netflix ka zbuluar trailer-in për “Squid Game 2”, i cili sjell personazhe të rinj që i janë bashkuar kastit të mëparshëm.

‘Trailer’-i i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”. Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae,  do të kthehet në krye të sezonit të dytë.

Katër aktorë të rinj shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.

“Squid Game” është shfaqja më e shikuar e Netflix dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, “Bridgerton”.

Ky serial po ashtu mori 14 nominime për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë premiera e “Squid Game 2”.

/Shqip.com