Teknologji

Netflix zbulon kur do të fillojë ndarjen e fjalëkalimeve me pagesë

Netflix do të fillojë të zbatojë vendimin për ndarjen e fjalimeve me pagesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në janar, Netflix konfirmoi se do të zbatonte më gjerësisht vendimin për ndarjen e llogarive, pas kryerjes së provave në Amerikën Latine.

Kjo filloi seriozisht në fillim të shkurtit, me Netflix duke nxjerrë planet e “ndarjes me pagesë” në Kanada, Zelandën e Re, Spanjë dhe Portugali.

Si pjesë e këtyre planeve, përdoruesi kryesor i Netflix ka pasur mundësinë të shtojë dy persona të tjerë jashtë familjes në plan për para shtesë në muaj.

Netflix nuk zbuloi çmimet për SHBA, ose vende të tjera që janë pjesë e prezantimit më të gjerë të tremujorit të dytë, por tha se çmimi do të jetë më i lartë në vendet më të pasura.

Netflix tha se është i kënaqur me rezultatet nga tremujori i parë, por vendosi të zhvendosë kohën e nisjes më të gjerë më vonë në mënyrë që të realizojë disa nga mësimet nga tregjet e hershme, duke përfshirë mënyrën se si të kesh akses në Netflix jashtë shtëpisë.

/Shqip.com