Teknologji

Netflix vjen me ndryshime të reja për ndarjen e fjalëkalimeve

Goditja e Netflix për ndarjen e fjalëkalimeve ka filluar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm disa muaj pas zbatimit të kufizimeve të reja në Kanada, Spanjë, Portugali dhe Zelandën e Re, Netflix po vendos kufijtë e ndarjes së llogarive në Shteteve e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm njerëzit që jetojnë nën të njëjtën çati mund të ndajnë llogari, thotë kompania e transmetimit.

Pra, janë dy opsione nëse doni të ndani llogarinë tuaj me dikë që nuk jeton me ju: transferoni profilin e tij në një anëtarësim të ri ose ndani llogarinë tuaj Netflix për një tarifë mujore shtesë prej 8 dollarësh.

“Llogaria juaj Netflix është për ju dhe njerëzit që jetoni me familjen tuaj,” tha Netflix.

/Shqip.com