Kulturë Kino

Netflix publikon një pjesë nga episodet e fundit të ‘La Casa de Papel’

La casa de papel

 “La Casa de Papel (Money Heist)”  tashmë ka transmetuar pesë volumet e parë të sezonit të pestë të tij.

Episodet e reja të serialit spanjoll u vunë në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.

Mirëpo, tashmë kompania gjigante e transmetimit të filmave dhe serialeve, “Netflix”, ka postuar një skene nga episodet e fundit të ‘La Casa de Papel’ që publikohen me 3 dhjetor 2021.

Kjo është një skenë e shkurtë dhe shumë dramatike, ku pasqyrohet zhdukja e profesorit si dhe banda e tij ka probleme në mes veti.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë.

Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Seriali spanjoll është frymëzuar nga grabitësi i bankës protokoll Willie Sutton.

La Casa De Papel,

Tematika e serialit paraqet një njeri misterioz i njohur si “Profesori”, i cili po planifikon grabitjen më të madhe në histori: hyrjen në Fabrikën Kombëtare të Monedhave dhe Pullave dhe shtypjen e 2.4 miliardë eurove . 

Për të realizuar këtë plan ambicioz, ai rekrutoni një ekip prej tetë personash me aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur./SHQIP.com