Kulturë Kino

Netflix ka fituar afro 900 milionë dollarë nga “Squid Game”

“Squid Game”, që nga transmetimit ka shënuar shifra rekorde, ku sipas një dokumenti të ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.

Lajmi vjen disa ditë pasi kompania tha se seriali i Koresë së Jugut u bë seriali më i shikuar ndonjëherë, duke kapur 111 milion shikues globalisht që nga publikimi i tij.

“Squid Game” mundi “Bridgerton”, e cila arriti rreth 82 milion shikime brenda 28 ditëve të para në platformë, shkruan CNBC.

Seriali ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash prej 27 milionë funtesh.


Konkurrentët e frikësuar konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë me shpresën për të fituar para dhe për të shlyer borxhin në rritje, ndërsa vriten nëse humbasin një lojë.

Seriali u publikua më 17 shtator dhe mori një përgjigje dërrmuese në të gjithë botën, por ai u kritikua nga shikuesit për ‘skenat e dhunshme’ në të.

Netflix ka vënë bast të madh në rritjen ndërkombëtare vitet e fundit, duke investuar në shfaqje në gjuhë të huaja si “Money Heist”./SHQIP.com