Netanyahu i vendosur: Nuk ka armëpushim me Hamasin, pa lirimin e pengjeve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve që mban Hamasi.
“Dua të lë mënjanë të gjitha thashethemet e kota që dëgjojmë nga të gjitha drejtimet dhe të përsëris një gjë qartë: “nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë,” tha ai, cituar nga Times of Israel.
Kështu, Netanyahu duket se hedh poshtë një sërë raportesh në rritje që vijnë nga Katari, Egjipti dhe vetë Hamasi, sipas të cilave një marrëveshja është e afërt për lirimin e 10-15 pengjeve nga Izraeli në këmbim të një pauze disa ditore në luftime.
SHBA ka kërkuar të paktën pauzë 48 orëshe e cila do të mundësonte, sipas Shtëpisë së Bardhë, lirimin e disa pengjeve që prej 32 ditësh mbahen në burgjet e Hamas.
Mirëpo, komentet e kryeministrit izraelit nuk e bënë të qartë nëse lirimi i një numri të konsiderueshëm pengjesh do të mjaftonte për një armëpushim.
/Shqip.com