Lajme

Nesër vazhdon dëshmia e gazetarit kosovar në gjykimin e Haradinajt e Gucatit

Gazetari, Halil Berisha në Gjykatën Speciale.

Dëshmia e gazetarit kosovar, Halil Berisha, në Gjykatën Speciale do të vazhdojë nesër.

Ai është ftuar të dëshmojë për rastin ku po akuzohen dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradianj.

Berisha, ka thënë se në Hagë është dërguar pa dëshirën e tij.

Prokuroria ka pyetur dëshmitarin, i cili është gazetar nga Kosova, nëse është kujdesur për të ruajtur konfidencialitetin e materialeve që kishte marrë nga OVL e UÇK-së.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj gjatë seancave gjyqësore.

Gazetari, Halil Berisha, ka deklaruar se shkrimet të cilave po iu referohet Prokuroria, kanë qenë të bazuara në dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërsa janë redaktuar nga redaktorët e mediumit ku ai ka punuar.

“Ne kemi kontaktuar edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin rreth këtyre dokumenteve”, ka thënë ai.

Lexo edhe:
Arrestohen pesë persona për shit-blerje të drogës në Ferizaj e Gjakovë

Po ashtu theksoi se më vonë janë kontaktuar nga punonjës të Speciales të cilët kishin ardhur në zyrën e mediumit ku ai ka punuar dhe pas rishikimit të dokumenteve, të njëjtat i kanë marrë me vete.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar në shtator të vitit të kaluar.

Kjo pasi Specialja i akuzon për publikimin e disa dokumenteve konfidenciale.

Ato dokumente në zyrën e OVL-UÇK-së kishin arritur në mënyrë enigmatike. /Shqip.com