Lajme Ballkan

Nesër Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama

Gjatë ditës së nesërme shteti i Malit të Zi dhe Shqipërisë pritet të nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi në mes vete.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Gjithçka është gati për G2G, kjo ngjarje është e një rëndësie rajonale. Nesër mirëpresim një delegacion të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Do të nënshkruajmë 11 marrëveshje”, ka bërë të ditur Abazoviç.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, Abazoviç ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi, ka miratuar tri marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin e qartë evropian.

/Shqip.com