Lajme

Nesër rivarrosen eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës që u gjetën në Kizhevak

Arkivolet e të masakruarve në Rezallë

Të shtunën do të rivarrosen eshtrat e martirëve që janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Skenderajt, përmes një komunikate për media.

Ceremonia e rivarrimit do të bëhet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër me datë, 09.10.2021, nga ora 14:00, në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Familjarët duke pritur arkivolet e të afërmve të tyre të vdekur në masakrën e Rezallës

Arkivolet e viktimave të masakrës së Rezallës kanë arritur në Kosovë rreth një javë më parë.

Riatdhesimi i këtyre trupave është realizuar me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq./SHQIP.com