Lajme Ballkan

Nesër protestë në Shkup

Foto ilustruese nga Shkupi
Foto ilustruese nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar protestë dhe marsh.

“Për shkak të mbajtjes së protestës me fillin në ora 10:00, zyrtarët policorë të SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm, nga ku komunikacioni do të ridrejtohet nga udhëkryqi në bulevardin “Goce Dellçev” me bulevardin “VMRO” drejt udhëkryqit te bulevardi “Ilinden” me bulevardin “Klimenti i Ohrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu nga MPB theksojnë se në ora 16:00, për shkak të marshit protestues, do të ketë regjim të posaçëm nëpër rrugët e Shkupit.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë me qëllim që ketë siguri në komunikacion.

/Shqip.com