Nesër pritet të përfundoj asfaltimi në rrugën “Muharrem Fejza”
Publikuar:
(20.05.2022 19:16:44)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se nesër do të përfundojë asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”.
Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”, po përfundon.

“Po përfundohet Rruga “Muharrem Fejza”! Pas plot 40 ditëve efikase të punës, ashtu siç edhe kemi premtuar, nesër do të përfundohet asfaltimi i kësaj rruge! Përveç infrastrukturës së duhur, do të kujdesemi që kësaj rruge të mos i mungojë edhe gjelbërimi përreth”, ka shkruar Rama.
Kryetari Rama, ishte deklaruar se punimet në rrugën “Muharrem Fejza” do të përfundojë për 40 ditë.

Ai në atë kohë ishte shprehur se gjendja në rrugën “Muharrem Fejza” ishte katastrofike./Shqip.com
